Berisha: Farsa elektorale e 14 Majit, vota u shndërrua në krim

1 year ago 25
18:36 09/10/2023

“Lul Brava, pengu pa moral i Edi Ramës”

Konstatimet e publikuara në raportin final të OSBE-ODIHR-it sipas Sali Berishës faktuan farsën elektorale të 14 majit, rezultat të cilin demokratët nuk e njohin.

“Ky proces vërtetoi para shqiptarëve dhe botës, se nën regjimin e Edi Ramës, Shqipëria është vendi ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.”

Përpara anëtarëve të kryesisë, Sali Berisha si ndali akuzat në drejtim të Kryeministrit Rama edhe për vënien nën kontroll të opozitës.

“Ka krijuar atë që në gjuhën popullore quhet shpif-opozitë. Në gjuhën aktuale, fake-opozitë. Përdor një peng të shpërfytyruar nga çdo lloj integriteti moral, politik, njerëzor, të çfarëdollojshëm, që quhet Lul Brava. Dhe do t’ua servirë shqiptarëve këtë, si opozitarin e tij.”

Edi Ramën në shënjestër e vuri edhe për çështjen e Kosovës.

“Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një argat mjeran i tij, një armik i egër i Kosovës dhe kombit shqiptar. Edi Rama investoi çdo gjë, i detyruar, për mbrojtjen e padronit të tij, me një qëllim të vetëm: ndarjen e Kosovës.”

Ato që i cilësoi të vërteta të Kryeministrit tha se Partia Demokratike do i paraqesë përpara ndërkombëtarëve ditën kur në Tiranë mblidhet samiti i liderëve europianë.

“Kjo sigurisht jo me asnjë qëllim tjetër, përveçse një informim korrekt në të gjitha nivelet, për këtë regjim që bazohet në krimin, në drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. ”

Nga të vetët kërkoi të mobilizohen për një betejë të qëndrueshme kundër atij që e cilëson regjim të Edi Ramës, me synim largimin e kryeministrit nga pushteti.

Tv Klan





Të ngjashme

Read Entire Article