Berisha fton kryeministrin: Urdhëro ta heqim nenin, unë barazohem me qytetarët! Por t’i se lejon…

11 months ago 25
13:47 26/10/2023

Në konferencën e sotme për gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha foli dhe për kërkesën që kanë paraqitur avokatët e tij për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.

I pyetur se a po krijon një precedent të rrezikshëm duke e cilësuar Gjokën si “kriminele e togave të zeza, e urdhëruar nga Rama”, Berisha e mohoi në mënyrë absolute.

“Absolutisht asnjë kërcënim! Por ajo me urdhër të Edi Ramës kërkon të shkruajë kushtetutën në tavolinënn e saj, është mercenarizëm ekstrem . Kushtetuta nuk shkruhet, zbatohet. Asgjë nuk del mbi kushtetutën. Neni 73, pika 2: deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria ose ndaj tij të ushtrohet kontroll personal apo banese pa autorizimin e Kuvendit. Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit. Nëse ti pranon të rrëzojmë Kushtetutën, por nuk ndodh kurrë.”

Kryedemokrati tha se ka një ftesë të fundit për kryeministrin.

“Urdhëro të heqim këtë nen, ai kontrollon çdo qelizë të drejtësië, unë jam gati të barazohem me qytetarët. Por se lejon ai këtë!”/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article