Berisha: Gjykata Kushtetuese firmosi monizmin. Edhe në arrest, PD-në do e drejtoj vetë

9 months ago 15
15:47 25/12/2023

Nuk ka asnjë pritshmëri nga Gjykata e Lartë, e cila thotë se sikundër togat e zeza të Kushtetueses janë vënë në kontroll politik të Kryeministrit Rama.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, edhe një herë ish-kryeminstri Berisha akuzoi gjyqtarët e Kushtetueses se me rrëzimin e kërkesës së 30 deputetëve demokratë firmosën vendosjen e plotë të monizmit në vend.

“Firmosën vendosjen e plotë të monizimit në Shqipëri, kështu që nuk pres ndonjë gjë tjetër.”

Ndaj dhe zgjidhjen për rivendosjen e pluralizmit dhe rikthimin e votës së lirë, e sheh vetëm në sheshe me qytetarët.

“Jemi para alternativës “për votën e lirë”, atëherë ne duhet të ngrihemi.”

E teksa të martën, Gjykata e Posaçme pritet të shprehet për masën e arrestit në shtëpi të kërkuar nga SPAK-u, Sali Berisha sërish shënjestroi gjyqtaren Irena Gjoka.

“Ajo fakoi se është njer fund e krye i kapur.”

Për ata që mendojnë se pas arrestit në shtëpi, në karrigen e tij do të ngjitet një tjetër pasardhës, rezervoi këtë përgjigje: Në këtë situatë, Partinë Demokratike do ta drejtojë Sali Berisha.

Pavarësisht frenave të partisë që nuk ka ndërmend t’i lëshojë, ish-Kryeministri foli për një riorganizm të ri, pjesë e të cilit do jenë edhe deputetët që mbështesin Gazment Bardhin.

“Po ecën me hap të sigurtë. Do të ketë drejtim të strukturuar në Partinë Demokratike.”

Si gjithmonë, një mesazh nuk harron edhe për ndërkombëtarët.

Një urim në këtë konferencë që nuk dihet nëse do të jetë e fundit për këtë vit e pati edhe për besimtarët e krishterë.

“Me bindje të plotë se Krishtlindja tjetër do të jetë ajo që duam, do të jetë më e mirë.”

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article