Berisha i bashkohet protestës: O sot, o kurrë të përmbysim narko-shtetin! Menduan se shpëtojnë

9 months ago 13
10:32 21/12/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës së demokratëve jashtë ambienteve të Kuvendit.

Ai u shpreh se përpjekja e qeveritarëve për të asgjësuar opozitën dhe për të arrestuar kryedemokratin, do të shndërrohet në një moment frymëzimi për shqiptarët që përmes protestave të rrëzojnë atë që për Berishën është “narko-shteti”.

“Krimi i përfaqësuar nga Rama, Balla, deputetë e qeveritarë kriminelë menduan se do shpëtojnë duke hequr imunitetin Sali Berishës dhe autorizuar bandat e tyre për arrestimin  tij. Miqtë e mi, kjo është një përpjekje që dëshmon tmerrin që kanë ata sot nga ju, tmerrin që kanë nga opozita e vërtetë. Tmerrin që përjetojnë sepse dëshmuan me sipërmarrjen e tyre më kriminale në demokraci, krijimit të opozitës fasadë dhe realizimit të ëndrrës së Ramës për një narko shtet pa opozitë. Por, siç tregoi historia e këtyre dy viteve, opozita rezistoi, u ngrit mbi të gjitha pushtetet e krimit në Shqipëri, mbi të gjithë agresionin e mafias ndërkombëtare.

U ngrit jashtë të gjitha parashikimeve dhe i kalli datën regjimit të krimit. Ndaj dhe ata në një përpjekje fund e krye antiligjore, fund e krye antikushtetuese, në një përpjekje të bazuar në shpifjen, trillimin, manipulimin e mijëra dokumentave mendojnë se duke vepruar si sot do mund të bien në qetësi. Unë kam bindje se ky moment, se kjo ditë do jetë ditë frymëzimi për të gjithë shqiptarët, një ditë që do u rikujtojë atyre se misioni i tyre kryesor është o sot, o kurrë të përmbysim narko diktaturën, regjimin e drogës e vjedhjes së shqiptarëve. Ju jeni dëshmitarë se prej muajsh ne kemi denoncuar me fakte dhunimin e tmerrshëm të zgjedhjeve, ne e kemi bërë para së gjithash që shqiptarët të mos e mendojnë se me Edi Ramën do kenë zgjedhje. Ne e kemi bërë atë në përputhje me premtimin tonë se do mbrojmë votën e shqiptarëve. Rrëzimi nga pushteti është misioni ynë i shenjtë”, tha Berisha para protestuesve./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article