Berisha i përgjigjet pyetjes nëse do marrë pjesë në seancën e Apelit në GJKKO

11 months ago 30
13:47 15/11/2023

Më 20 Nëntor në ora 09:00 do të mbahet seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Mirëpo, a do të jetë i pranishëm ish-Kryeministri Berisha në këtë seancë?

Një një konferencë për mediat, kryedemokrati Berisha është shprehur se nuk ka marrë asnjë kërkesë në lidhje me seancën në Apel.

Pyetje: Seanca e Apelit është caktuar në orën 9 të mëngjesit, ditën e hënë që përkon me kërkesën e paraqitjes ndaj jush meqë është e hëna e tretë e këtij muaji, a do të shkoni, apo do të dërgoni avokatët?

Sali Berisha: Nuk kam marrë asnjë kërkesë. Avoketërit janë të autorizuar që të ndjekin procedurën sepse nuk e kam të lehtë unë që të vendos për një qëndrim parashtetëror. Nuk mund ta vendos kurrë unë atë. Avoketërit i kam autorizuar dhe ata në respekt të kësaj porosie, u paraqitën në gjykatë, i kërkuan dorëheqjen, i dhanë mundësinë që të shpëtonte fytyrën gjykatësja Gjoka, por ajo nuk pranoi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article