Berisha kërkon të marrë pjesë në seancat plenare, avokatët mbrojtës i drejtohen SPAK-ut

9 months ago 27
11:00 16/01/2024

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.

Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se kërkesa është bërë ditën e djeshme (15 Janar), ndërsa mbetet në vendimmarrjen e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo kërkesën.

Sjellim në vëmendje se GJKKO ka vendosur të lërë në “arrest shtëpie” ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Më 21 Dhjetor të 2023-shit, Kuvendi i ka hequr imunitetin Berishës me 75 vota pro.


Të ngjashme

Read Entire Article