Berisha: Komisionet hetimore do i krijojë populli

10 months ago 22
15:40 27/11/2023

“Rama u mor dy herë në pyetje nga FBI për McGonigal”

Ndonëse Edi Rama i mbylli çdo derë bashkëpunimi, duke i thënë prerazi se nuk do lejojë ngritjen e  asnjë komisioni hetimor të kërkuar nga opozita, Sali Berisha i kujtoi se kauzën e tij do ta çojë deri në fund.

“Ka ikur koha kur Rama doroviste opozitën, komisionet hetimore ose do i krijojë ai ose populli me gjithë forcën e tij”.

Ndryshe nga kryeministri që si argument sjell vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Berisha thotë se pas refuzimit fshihet frika e Ramës për aferat që opozita kërkon hetim parlamentar, si në rastin e çështjes McGonigal ashtu edhe atë të sterilizimit.

“Nuk lejon të hetohet për McGonigal se Rama është marrë një orë e gjysmë në pyetje në hyrje dhe një orë në dalje aq sa desh i iku edhe limuzina, i vunë rrethim dhe nuk kaloi dot, sado u përpoq me miljona. Për sterilizimin Beqaj ka thënë se nuk i kam marrë unë paratë por Rama. Gënjen, Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë pengesë”.

Me të njëjtin argument tha se Kryeministri ka përdorur pushtetin e tij për pasurim personal me firmosjen e 3 vendimeve të qeverisë në 7 muaj për të grabitur 5 mijë metra katrorë tokë në mes të Tiranës.

“A mund të imagjinoni ju një kryeministër që firmos tre vendime të 7 muaj, jo vetëm për të ja dhënë me qira 1 Euro, por për ta privatizuar, për të rrëmbyer përfundimisht tokën e pronarëve të cilët e lanë me qëllim që komuniteti të bëhej me gjimnaz. E tjetërson pronësinë dhe ja jep Carlo Bollinos dhe vetes së tij”.

Nuk shigjetoi vetëm kreun e qeverisë, por lum akuzash lëshoi edhe ndaj SPAK-ut, për të cilin thotë se është vënë në shërbim politik të Ramës.

“Skapi ka programin e Ramës, përbëhet nga grupe të strukturuara kriminale”.

Jo pak ironizoi edhe deklaratën e bërë nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese për gjyqësorizim të politikës.

“I them se janë deklarata të tipit Zhvejk”.

Berisha publikoi të tjera fakte që sipas tij provojnë se familjarë të Kryeministrit kanë përfituar 2.9 miliardë Lekë tendera e fonde publike.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article