Berisha: Kostoja e rrugëve, 10-fish më e lartë se manualet

10 months ago 26
20:07 04/12/2023

“Në fushën e energjisë vjedhjet jane stratosferike”

Sali Berisha i krahason fondet që qeveria ka vendosur për bujqësinë me planet 5-vjeçare të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

“Nëse ka një sektor, të cilin kjo qeveri e ka shpallur prej vitesh armik, është sektori i bujqësisë dhe Shqipëria rurale.”

Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion sa i përket përcaktimit të kostove për ndërtimin e infrastrukturës kombëtare, ku ndarja në lote e rrugëve, sipas tij, synon vetëm pasurimin e qeveritarëve.

“Tashmë është e certifikuar se çmimi i rrugëve në Shqipëri është të paktën 10 herë më i madh se sa çmimi që del nga manualet e ndërtimit të tyre.”

Edhe në sektorin energjitik, Berisha akuzon se ka abuzime dhe vjedhje stratosferike. Duke folur me shifra, Berisha thotë se janë 1.1 miliardë Euro që janë gllabëruar nga sektori i energjitikës nga korrupsioni.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article