Berisha: Kuvendi Kombëtar i PD-së ka qëllim ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit dhe betejës pa kthim

10 months ago 23
13:03 01/12/2023

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që do të mbahet ditën e nesërme ka si qëllim absolut ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit politik dhe të betejës pa kthim.

Sali Berisha: Partia Demokratike është në një betejë pa kthim. Analiza vazhdon dhe do të vazhdojë. Kuvendi Kombëtar ka qëllim absolut ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit pa kthim dhe betejës pa kthim duke mos injoruar në mënyrë absolute analizën që partia do të bëjë tani dhe në vazhdim.

Në një konferencë për mediat, kryetari i PD-së Berisha ka deklaruar se grupi parlamentar i PD-së është i bashkuar dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë njësoj dhe me ata deputetë që mund të mos marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së ditën e nesërme.

Sali Berisha: Grupi parlamentar i PD-së është i bashkuar. Do ta kuptojmë këtë si një proces sepse është apo jo grupi parlamentar i bashkuar po e dëshmon beteja epike që këta deputetë po bëjnë në Parlament. Grupi është sot simboli i qëndresës së PD-së. Problemet që nuk i injorojmë janë në zgjidhje e sipër. Ky proces që ndodh nesër është proces statutor dhe proces që ka një qëllim madhor, të përcaktojë për çdo demokrat të qartë projektin tonë. Dëshira është që deputetë të jenë pjesë, por bashkëpunimi do të vazhdojë njësoj sikur kanë qenë në sallë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article