Berisha: Lëvizje e fuqishme deri në ikjen e Ramës

10 months ago 24
17:40 30/11/2023

“Kjo qeveri po bllokon integrimin e vendit”

Ndonëse nuk ka ende një datë për nisjen e mosbindjes civile, Sali Berisha ashtu sikundër në takimet  me krerët e degëve dhe kryesinë foli sërish për një lëvizje të fuqishme, deri në largimin e Kryeministrit Rama.

“Lëvizja e kësaj radhe do jetë nga ato që nuk e ka parë asnjëherë vendi, gjithnjë në kuadrin e mosbindjes civile”.

Qëndrimet politike lidhur me aksionin opozitar do  të merren në Kuvendin Kombëtar të 2 Dhjetorit, ku Berisha pritet të votëbesohet pas humbjes në zgjedhjet e 14 Majit e ku vetes nuk i njeh asnjë përgjegjësi për disfatën elektorale.

“Sali Berisha padiskutim mban përgjegjësi për çdo lloj dobësie të shfaqur gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe me radhë. Por për vjedhjen nuk ka askush përgjegjësi pse hajduti vjen dhe vjedh. JO!”

Për Kuvendin e së shtunës një ftesë pati edhe për deputetët demokratë mbështetës të Gazment Bardhit, që i janë bashkuar aksionit të opozitës në parlament.

“Nëse vijnë janë të mirëpritur, nëse s’vijnë përsëri janë të mirëpritur dhe do vijnë.”

Pas mbledhjes së një dite më parë me strukturat e partisë, Berisha vijoi takimin me demokratët me bazën, ku ishte në Kamzë.

Ish-kryeministri akuzoi rivalin e tij politik për afera korruptive si ajo e sterilizimit, ndërsa shtoi se kjo është edhe arsyeja se pse Rama po bllokon nismat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore parlamentare.

“Për të mbyllur mundësinë e fundit të kontrollit të tij që janë Komisionet Hetimore parlamentare, ai ka sjellë sot ligjin, ka dërguar ligjin sot në parlament ku i bën ato të pamundura për të funksionuar”, tha Berisha.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article