Berisha: Malltezi, i burgosur politik

10 months ago 40
15:40 21/11/2023

Do e çojmë në Strasburg çështjen. SPAK, në shërbim të Ramës

Lënien në arrest shtëpie të dhëndrit të tij pas ndryshimit të masës së sigurisë nga Apeli i GJKKO-së, Sali Berisha nuk e sheh aspak si risi në procesin që e cilëson politik, teksa paralajmëron dërgimin e çështjes në Gjykatën e Strasburgut.

“Dhëndri im ishte i burgosur i politik. Nuk ka asnjë risi. Ai duhej të ishte në shtëpi. Ngaqë nuk gjendej asgjë mbi to u bë kjo. Ajo çështje do të zgjidhet në Strasburg”.

Paralajmëroi të tjera prova që sipas tij faktojnë vënien e SPAK-ut në shërbim të plotë ndaj Kryeministrit duke mos kursyer në akuza prokuroren Enkeleda Millonai që po heton çështjen ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit për ish-kompleksin Partizani, si dhe gjyqtaren Irena Gjoka.

“Gjykatësja që fshihet pas emrit të burrit. Jam Gjoka s’jam Maniku. Ministria e Drejtësisë ka pranuar se ndaj saj në vitin 1996 është marrë masë disiplinore, shkarkimi. Millonai është shprehur në sallën e gjyqit me guxim se korrupsioni konsumohet edhe me zbatimin e ligjit. Janë tërësisht skllevër të Edi Ramës”.

Nuk tërhiqet nga beteja e nisur në Kuvend me deputetët, duke e cilësuar fitore jehonën në mediat e huaja të aksionit opozitar gjatë seancës plenare të së hënës.

“E cila i çori maskën Edi Ramës dhe hap pas hapi do të vijojë në këtë betejë pa kthim deri në çmontimin e diktaturës në Shqipëri”.

Pa ironizuar nuk lë edhe djegien e tavolinës së Lulzim Bashës gjatë qëndresës së deputetëve demokratë në Kuvend.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article