Berisha: Marrëveshjen e refugjatëve do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

10 months ago 12
15:17 23/11/2023

Ashtu siç u diskutua këto ditë, grupi parlamentar i PD ka vendosur në mbledhjen e sotme që marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese.


Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha tha se vendimi u mor me dakordësinë  e të gjithë anëtarëve të grupit, duke mos përjashtuar dhe diskutime të vogla.

“Arritjen e një rëndësie të jashtëzakonshme. Po detyrohem të perifrazoj prap veten; ai tym dhe ajo blozë që nxiu sterr fytyrën e Edi Ramës dhe Lindit Nikollës, ndriçoi në mbarë botën opinionin publik, mediat mbi të betejën e drejtë pa kthim që zhvillon opozita në parlamentin e Shqipërisë. U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë në drejtim të horizonteve të reja.

Pra do të përcaktohen gjithnjë. Ju e dini që jemi në dinamizëm të vazhdueshëm dhe ju mbajmë korent çdo ditë. Përsa i përket marrëveshjes së emigrantëve, do të përgatitet teksti dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës.

Mendojmë se ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, ndaj dhe duke mbajtur qëndrimin tonë negativ, opozita do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen.

Ndërsa qëndrimi i Edi Ramës dhe Linda e parlamentit, është më antidemokratik, antiligjor, antikushtues që është mbajtur ndonjëherë. Beteja vazhdon pa kthim!”, tha Berisha./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article