Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar

10 months ago 25
11:40 02/12/2023

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur punimet në orën 11:00 të ditës së sotme në Pallatin e Kongreseve. Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha dhe vajza e tij Argita Mallltezi.

Në këtë mbledhje pritet të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë ku janë të pranishëm delegatë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Diaspora. Pritet gjithashtu edhe miratimi i një rezolute se si do të vijojë më tej aksioni opozitar.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e sipas PD e ka futur Shqipërinë “politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”.

Kryedemokrati Sali Berisha një ditë më parë tha se Kuvendi ka për “qëllim ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit politik dhe të betejës pa kthim”./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article