Berisha mbledh të shtunën Këshillin e PD/ Kryesia vendos protestë më 27 Dhjetor para Gjykatës së Lartë

9 months ago 16
23:29 21/12/2023

Pasi paralajmëroi betejë pa kthim dhe kërkoi nga të vetët të përshtaten me vendimet e marra, Sali Berisha dhe Kryesia e Partisë Demokratike vendosi riorganizimin e kësaj force politike përmes ndarjes në 4 rajone që do të drejtohen nga 4 koordinatorë.

“Partia është në këmbë, kjo situatë kërkon disa ndryshime, përmirësime të mëtejshme. Partia nuk ndalet më.”

Në mbledhjen me dyer të mbyllura për mediat, u vendos që pjesë e këtij riorganizimi të jenë edhe deputetët e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi, të cilët janë ftuar të bëhen pjesë e këtij procesi.

“Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin. Të gjitha do të bëhen në bashkëpunim, me të gjithë faktorët drejtues të partisë.”

Të gjitha vendimet e marra në Kryesi do të diskutohen edhe me antarët e Këshillit Kombëtar që do të mblidhet në orën 12:00 të shtunën. Por krahas riorganizimit, opozita do të vijojë edhe tubimet në sheshe me qytetarët.

Në 27 Dhjetor demokratët kanë thirrur qytetarët të protestojnë në orën 09:00 jashtë Gjykatës së Lartë, teksa togat e zeza mblidhen për të shqyertuar rekursin e bërë nga deputetët që mbështesin ish-kryeministrin Berisha lidhur me fatin e logos së Partisë Demokratike.

Tv Klan



Të ngjashme

Read Entire Article