Berisha: Me qëndrimin tim po mbroj shtetin ligjor dhe Kushtetutën

11 months ago 27
13:32 27/10/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të premte se me qëndrimin e tij po mbron shtetin ligjor dhe Kushtetutën. Ai theksoi se përndryshe shkon në gjykatë pa asnjë problem.

“Garantoj çdo qytetar, se me qëndrimin tim po mbroj shtetin ligjor dhe Kushtetutën e Shqipërisë, përndryshe do të shkoj në gjykatë pa asnjë problem, madje dhe me një platformë sqaruese dhe të detajuar për të zbardhur të vërtetat dhe të errësuara qëllimisht, pavarësisht nëse jemi para gjykatës, prokurorisë, parlamentit apo në sheshe publike”, tha Berisha.


Sipas kryedemokratit, kjo që po ndodh me të është rasti i parë në 32 vite pluralizëm politik ndaj një deputeti.

Po ashtu, përsëriti thirrjen ndaj Ramës për të votuar ndryshimet në Kushtetutë që i heq imunitetin deputetëve.

“Është rasti i parë në 32 vite pluralizëm politik, që ndaj një deputeti merren masa të tilla pa miratimin e Kuvendit. Unë dhe deputetët e opozitës jemi gati të votojmë nesër për heqjen e kësaj dispozite nga Kushtetuta. Megjithatë, nuk do të pranojmë kurrë që Edi Rama dhe gjyqtarët apo prokurorët e tij politikë të shkelin Kushtetutën”, tha Berisha./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article