Berisha me të rinjtë: Ngrihuni, jepini Ramës çfarë meriton

9 months ago 12
14:26 26/12/2023

Ish-Krymeinistri me të rinjtë: Shqipëria pret heronj nga ju

Teksa na ndan një ditë nga protesta e paralajmëruar, Sali Berisha u ka kërkuar të rinjve mbështetje për të rrëzuar qeverinë. Sipas tij, janë ata të cilët duhet t’i japin Edi Ramës atë çfarë meriton.

“Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara dhe unë jam i bindur se ju do t’i jepni atij shumë shpejt përgjigjen e merituar.”

Të pa përmbushur, konsideroi misionin e protestës së madhe të studentëve në 2018-ën.

“Studentë nisën një betejë të shkëlqyer. Çfarë fituat nga ajo lëvizje?! Secili student sot paguan një tarifë më të shtrenjtë se më parë, secili prej jush paguan një qera dy herë më të shtrenjtë se ajo që ajo që paguanit.”

Si shembull frymëzimi për ngritjen në revolt të të rinjve, Berisha solli protestat në Beograd.

“Ju shifni sot Beogradin. Beogradi është sot në protestë. Në fakt në protestë janë studentë të univeristetit të Beogradit. Po protestojnë kundërr Edi Ramës së tyre.”

Ndër të tjera, Berisha nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë edhe për vjedhjen e zgjedhjeve apo parave publike.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article