Berisha: Mosbindja civile, një lëvizje që nuk është parë kurrë më parë

10 months ago 16
15:31 30/11/2023

Ish-kryeministri: Qeveria ka organizuar grusht shteti, ka marrë kontrollin e parlamentit

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se opozita po përgatit një lëvizje që nuk e ka parë kurrë vendi kundër qeverisë “Rama”. Në konferencën për mediat, Berisha tha se alternativa e vetme e opozitës është nisja e mosbindjes civile kundër grushtit të shtetit të krijuar nga qeveria.

“Lëvizja kësaj here do të jetë nga ato që nuk e ka parë kurrë vendi, gjithnjë në kuadrin e mosbindjes civile. Ka realizuar një grusht shteti të mirëfillt. E ka bërë për të marrë pushtetin e opozitës dhe parlamentit.”

Ndonëse thotë se beson te demokratët, Berisha thekson se kur të votëbesohet më 2 Dhjetor në Kuvendin Kombëtar, do të respektojë vendimin e delegatëve.

“Jam besimplotë tek demokratët dhe i vendosur të respektoj çdo vendim të tyre.”

Përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve të 14 Majit, Berisha ia kalon PS, të cilën e akuzon për  blerje votash.

“Në zgjedhjet e 14 Majit në kod dhe në moral, ligj dhe moral mban përgjegjësi vetëm ai që vjedh. Sali Berisha mban përgjegjësi për çdo lloj dobësie të shfaqur gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe me rradhë.”

Para gazetarëve, ish-kryeministri vijoi akuzat ndaj SPAK duke theksuar se është në shërbim të kreut të qeverisë Edi Rama.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article