Berisha në “Arrest shtëpie”, Arben Pëllumbi: Ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit, të tepruara. Personave me kontribute speciale…

8 months ago 24

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i pyetur në lidhje me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se në kuadrin personal mendon se masa të tilla janë të tepruara.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me moderatoren Nisida Tufa, ai tha se ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit janë të tepruara dhe se masa të tilla nuk duhen marrë ndaj personave me kontribut të caktuar.

“I pyetur si politikan këto janë çështje të drejtësisë. Jemi të detyruar t’i zbatojmë na pëlqejnë apo jo

Ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit janë të tepruara.
Njerëz të cilët kanë një kontribut të caktuar, kolegë tanët apo krahut tjetër që publikisht janë aty, nuk ke pse u jep masa dënimi të rënda deri në pamundësi të veprimeve të tyre”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article