Berisha në arrest shtëpie/ Basha: Më vjen keq që përfundoi këtu, keqardhje e thellë

9 months ago 19
17:25 11/01/2024

Lulzim Basha ka reaguar lidhur me arrestin shtëpiak në të cilin është vendosur ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Basha ka thënë se në rafshin personal i vjen keq që ka përfunduar këtu, teksa ka shtuar se megjithatë, secili bën zgjedhjet e veta në jetë dhe merr përgjegjësinë për këto veprime. 

Në rrafshin profesional, Basha ka thënë se PD dhe opozita duhet të ecin para, të mos shohin nga e shkuara por të mos shkelin mbi të.

 Pyetje: Cili është reagimi juaj lidhur me arrestimin e Berishës?

Lulzim Basha: Kam 2 reagime në rrafshin personal nuk më vjen mirë, por më vjen keq që një njeri me të cilin kam bashkëpunuar për një kohë të gjatë të përfundojë këtu. Por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe të marrë përgjegjësinë për zgjedhjen që ka bërë. Kjo është njëra anë e kostos që sjellja e tij i solli të gjithëve, familjes tij dhe PD-së dhe vendin. Në rrafshin personal, keqardhje e thellë.

Nga ana tjetër, PD dhe opozita duhet të ecë para, jo të shkelë mbi të shkuarën, por të ecim përpara dhe përgjigja zyrtare është që në çdo rast qëndimi i PD është që drejtësia të bëjë punën e vet e papenguar dhe çdo politikan në funksion të drejtësië, duke filluar dhe nga unë dhe për këtë arsye kam çuar në parlament propozimin për heqjen e imunitetit. Për këdo që të kërkohet heqja e imunitetit, ne do e votojmë në parlament.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article