Berisha: Ne do të qëndrojmë në Parlament në protestën tonë më të fuqishme, do të shtrihet në rrugë e sheshe

11 months ago 27
12:47 20/10/2023

“Ne do qëndrojmë në Parlament në protestën tonë më të fuqishme dhe ajo nuk do të mbetet vetëm në Parlament, por do të shtrihet në rrugë, në sheshe dhe në institucione të vendit”, kështu është shprehur kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Berisha u shpreh se dje ka nisur beteja e opozitës teksa shton se do të vazhdojë deri në rikthimin e votës së lirë të qytetaraëve.

Sali Berisha: Beteja në Parlament u shfaq me egërsinë më të madhe e aty do të mbrojmë të drejtat e qytetarëve shqiptarë që kanë votuar kundër Ramës. Ne si deputetë kishim 2 rrugë, ose të braktisnim Parlamentin, ose të nisim betejën në Parlament. Ne do qëndrojmë në Parlament në protestën tonë më të fuqishme dhe ajo nuk do të mbetet vetëm në Parlament, por do të shtrihet në rrugë, në sheshe dhe në institucione të vendit. Këtu çdo gjë kalon në duart e nje njeriu. Ai nuk respekton asnjë parim dhe asnjë normë. Ai vjen nga një mendësi të etërve të tij dhe ka qëllimin e vetëm, pushtetin e vet. Ai do të përballet.

Vila e Ramës, themelet u ndërtuan në një kohë kur kishte deklaruar 3 mijë e 800 Euro dhe 400 mijë Lekë gjithsej teprica përveç rrogës. Sapo erdhi në pushtet shkarkoi Zana Xhukën sepse po hetonte. Për të mos thënë pallatin e Linda Ramës, 5 kate në sheshin e pallateve pa asnjë faturë bankare, doganore e tatimore e të çfarëdolloji. Kur pyetet thotë “është bërë me para gjaku”.  Tani, Edi Rama tregoi vullnetin e plotë për zhdukjen e çdo hapësire të opozitës. Ky është një fillim, mund të jetë i vonuar, por gjërat kanë një rend që dikton. Zgjedhjet diktuan shumë gjëra. Tani, ne kemi filluar betejën dhe do e vazhdojmë deri në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article