Berisha: Në protestë jo për mua, por për opozitën

10 months ago 60
23:33 14/12/2023

“Edhe nga qelia do jem në krye të Partisë Demokratike” 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta e së hënës nuk ka lidhje me kërkesën e SPAK për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj tij edhe pse do të mbahet paralelisht me mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Në studion e emisionit “Opinion”, ai tha se ngjarja më e rëndë është ndryshimi i njëanshëm i rregullores së Kuvendit.

“Sot në parlament është votuar një akt që nuk ekziston kurrë në botë. Ai vjen thotë, që deputeti nuk ka më asnjë të drejtë për asnjë aktivitet si deputet. De facto ai nen i heq mandatin për dy muaj deputetit”, u shpreh Berisha.

Tha se do të pranojë çdo vendim që do të marrë parlamenti, por u shpreh i vendosur të drejtojë opozitën edhe nëse do të jetë nën masa sigurie.

“Do e drejtojë Sali Berisha dhe nga thellësitë e çdo qelie”, u shpreh Berisha.

Hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në të ardhmen me Lulzim Bashën.

“Basha është i marrë peng nga kundërshtari dhe nuk ka lidhje me opozitën”, tha ai.

Akuzat e SPAK ndaj tij i konsideroi të montuara dhe të pabazuara ndërsa kërkesën për arrestim, përpjekje për të legjitimuar shkeljen e bërë më parë.

“Ardhja e tyre në parlament për të legalizuar një vendim të jashtëligjshëm tregon që ata janë një me parlamentin. Dëshmon se Edi Rama, parlamenti, prokurorët dhe gjykata janë një”, theksoi ai.

Berisha tha se ishte i bindur në të drejtën e vendimeve të marra prej tij për të mos e zbatuar vendimin e gjykatës duke e konsideruar një “puç” ndaj Kushtetutës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article