Berisha: Në zgjedhje do futemi me koalicion, por PD do ketë logon që i takon

11 months ago 32
13:14 20/10/2023

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2025, kryedemokrati Sali Berisha thotë se do të futen pa diskutim me koalcion. Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, kryetari i PD-së Berisha shprehet se PD-ja në zgjedhje do të ketë logon që i takon.

Sali Berisha:Ne jemi në betejë dhe ne do të bëjmë gjithçka, qëllimi i kësaj beteje është që shqiptarët të votojnë të lirë. Kur them që shqiptarët të votojnë të lirë, të respektohen ligjet që u shkelën një për një. Ju thoni se fitoi, unë them se i vodhi. T’i thuash atij që vjedh, fitove, në rastin e zgjedhjeve, është si t’i thuash atij që vjedh në një shtëpi, që nuk është plaçkë e vjedhur, por është e jotja. Nuk mund të shkohet më me një logjikë. Kur ai vjedh, nuk jam në gjendje të them sa fituam, por jam në gjendje të them këtë, se duke mos pasur në gjysmën e komisioneve, komisionerë dhe numërues, duke mos pasur emrin e kryetarit të koalicionit në fletën e votimit, duke pasur zero financime për 61 kandidatë, krahasuar me 1.2 milionë që mori Lul Brava, duke shpërndarë zarfin te 683 mijë pensionistë, me 50 mijë lekë, po them këto publiket, ai zgjedhjet me diferencë 100 mijë vota nuk i ka fituar kurrë. Se këto së bashku janë të paktën 200 mijë vota. Kjo është e vërteta. Ndaj ne në zgjedhje do futemi pa diskutim me koalicion, por PD do ketë logon që i takon asaj. Ne po ecim, do e mbajë Gjykata e Lartë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, pastaj ne do shkojmë në Strasburg dhe atje kam besim te drejtësia evropiane dhe do fitojmë kauzën tonë të drejtë./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article