Berisha: Në zgjedhjet 2025, Rama do shpërndajë 150 mijë Lekë për çdo pensionist

10 months ago 35
17:29 09/12/2023

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëron se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, qeveria socialiste do të rrisë me 3 herë blerjen e votave.

Në një bashkëbisedim me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së në Fier, Berisha hodhi akuza në adresë të Kryeministrit Rama duke thënë se në 2025-ën do të blejë votat e pensionistëve për 150 mijë Lekë të vjetra.

“Ju garantoj se në zgjedhjet e vitit 2025, Edi Rama nuk do shpërndajë 50 mijë lekë për pensionistë, por 150 mijë lekë, sepse i funksionoi ajo. Ju garantoj se nuk do ndajë 50 milionë euro për tërmetin, aty i mban në çadra, do ndajë 80 milionë euro. Pra, votëblerja për zgjedhjet politike do jetë 3 herë më e madhe. A është kjo një situatë dëshpëruese? Po, nuk them jo. Por a është kjo një situatë pa rrugëdalje? Absolutisht jo. Kjo ka rrugëdalje. Ne kemi përpara një narkodiktator, një narkotiran me të cilin ne duhet të përballemi dhëmb për dhëmb gjer në rrëzimin e tij. Nuk ka betejë më të shenjtë për një forcë politike dhe për një shoqëri se beteja për votën e lirë. Pse e votoi Kuvendi, Sali Berishën? E votoi pikërisht për linjën e mosbindjes civile. E votoi pikërisht për betejën pa kthim. E votoi pikërisht me bindjen më të madhe se me këtë rrugë, PD do ecë drejt fitores”.

Kryedemokrati bëri dhe një analizë të votave që mori Partia Demokratike në zgjedhjet e fundit.

“600 mijë shqiptarë votuan për opozitën, 710 mijë vota mori Edi Rama. Por tani, duhet të pyesim veten sa vota bëjnë 683 mijë zarfa me 50 mijë lekë për çdo pensionist? Sa vota bëjnë rritja e rrogave në mes të fushatës, të gjitha këto në kundërshtim me ligjin? Sa vota bëjnë heqja e emrit të PD nga fleta e votimit? Sa vota kushton heqja e emrit të kryetarit të koalicionit nga fleta e votimit? Sa vota kushton ndryshimi i qendrave të votimit për 1.3 milionë zgjedhës për herë të parë pas vitit 2001? Janë 200 mijë zgjedhës që nuk gjetën emrat në fletat e votimit, ju garantoj se 90 përqind e tyre janë votues të opozitës. Sa vota bëjnë dhjetëra mijëra leje legalizimi, leje ndërtimi, licenca, etj”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article