Berisha: Nesër do jem kudo, në sallë, jashtë saj dhe me qytetarët! Një betejë pa kthim

10 months ago 24
13:12 20/12/2023

Në konferencën e sotme me gazetarët kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Dritan Prençi.


Më tej ai njoftoi se ditën e Enjte do të jetë kudo, që nga salla e Kuvendit e deri te qytetarët. Ai theksoi se protestat e opozitës nuk do të ndalen derisa të rrëzohet qeveria aktuale të cilën e konsideron “narkoregjim të Edi Ramës”.

Protesta e kryesisë së Kuvendit ishte një protestë e shkëlqyer. Ta them unë, se pakkush mund të ketë një arkivë më të pasur se kam unë. Për rrethanat që u thirr, ajo ishte një protestë e shkëlqyer. Kjo tjetra, ka një gjë, se duhet të kuptohemi. Kompleksiteti rrethanave, vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë në protestë dhe ne e kemi shumë të qartë këtë punë. Për ne e rëndësishme është që nisëm tani protestat për të mos i ndaluar më gjer ditën e fitores mbi narkoregjimin e Edi Ramës. Kjo ka rëndësi. Ku do jem unë atë ditë? Kudo do jem unë. Pantotenik. Në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe kudo. Në betejë, betejë pa kthim…”, tha Berisha./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article