Berisha nga Kuvendi: Rama-Brava votojnë për arrestimin e kryetarit të PD. Ky akt i shëmtuar nuk do ta mposhtë kurrë opozitën

9 months ago 12
09:57 21/12/2023

Kur pritet që të nisë seanca plenare për të votuar imunitetin e tij, nga brenda Kuvendit, Sali Berisha në një komunikim në rrjetet sociale tha se sot “pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, pas një vendimi antikushtetues të komisionit Rama-Brava, kërkojnë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e kryetarit të PD, duke besuar se në këtë mënyrë do të mposhtin opozitën”.

Berisha e cilësoi këtë një akt të shëmtuar e kriminal, por theksoi se nuk do të mposhtë kurrë opozitën.


“Deputetët e opozitës me vendosmëri kanë denoncuar dhe denoncojnë vjedhjet e paimagjinueshme, aferat e shekullit të Edi Ramës, familjarëve të tij, Taulant Ballës, bandave dhe ministrave e parlamentarëve të tjerë. Deputetët e opozitës i kanë kallur tmerrin mazhorancës dhe prej javësh parlamenti ka më shumë gardistë se deputetë. Prej shumë javësh, parlamenti defakto është shndërruar në ilegjimitet dhe antikushtetueshmëri. Sot pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, pas një vendimi antikushtetues të komisionit Rama-Brava, kërkojnë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e kryetarit të PD, duke besuar se në këtë mënyrë do të mposhtin opozitën. Ky është një akt i shëmtuar, krim i vërtetë, por në realitet nuk do të mposhtë kurrë opozitën. Ky akt dëshmon së pari se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme e cila qëndron e palëkundur kundër kësaj bande në pushtet që ka vendosur diktaturën e saj, qëndron kundër argatëve, lakejve të saj në të gjitha institucionet dhe më gjerë. Qëndron kundër në mënyrë të padiskutueshme në fitoren e saj”, tha Berisha./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article