Berisha: Nuk kam asnjë impresion për vendimin e GJKKO-së

9 months ago 46
15:37 29/12/2023

“Kreu i SPAK, i përcëlluar nga vjedhja e shekullit”

Nuk di të thotë se ku do e presë vendimin e togave të zeza për masën “arrest në shtëpi” të kërkuar nga prokurorët e SPAK-ut, teksa shfaqet i pashqetësuar për fjalën e fundit që pritet të thotë gjyqtarja Irena Gjoka mesditën e të shtunës.

Varet nga axhenda ku do ta pres. Nuk kam asnjë lloj impresioni se çfarë vendimi merret nesër apo  pasnesër”.

Mohon të ketë ndërhyrë në procese gjyqësore dhe kujtdo që beson se arrestimi është fundi i tij, i kujton se gabon.

Në asnjë rast, në asnjë rrethanë unë nuk kam ndërhyrë në asnjë proces apo vendim. Beteja ime është pa kthim“.

Procesin e nisur ndaj tij e cilëson politik dhe të urdhëruar nga Kryeministri Rama. Këtë të fundit e shënjestron se ka vënë në shërbim të tij prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut, mes të cilëve edhe kreun e këtij institucioni.

“Në flakët e vjedhjes së shekullit, Dumani është i përcëlluar. Por unë këtu kam qenë para jush dhe ka qenë gusht kur kam denoncuar takimet e tij sekrete me Edi Ramën, por nuk u përgënjeshtrua“.

Në vazhdën e mbrojtjes që sipas tij SPAK-u po i bën miqve të Kryeministrit, rreshton edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

“Kjo është pikërisht për të shkuar drejt amnistisë së tretë. Këto që bënë këta, identike me vjedhjen e parë. Fillojnë, ndajnë, bëjnë, krijojnë përshtypjen se po kërkojnë paratë”.

Edhe këtë konferencë për shtyp, Sali Berisha e shfrytëzoi për t’u bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit dhe rikthimin e votës së lirë, deri në rrëzimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article