Berisha: Nuk mund të negocioj me qeverinë për Kushtetutën

10 months ago 30
15:38 22/11/2023

“Respektoj vendimin e grupit për marrëveshjen me Italinë”

Misionin për mbrojtjen e Kushtetutës Sali Berisha thotë se e ka betejë për jetë a vdekje ndaj dhe nuk lë shteg për asnjë negociatë në kurriz të ligjit themeltar të shtetit, pavarësisht thirrjes së faktorit ndërkombëtar për dialog me mazhorancën.

“Çfarë negociate? Me Kushtetutën nuk ka negociata. Po kërkojmë ne gjë ekstra? Zbatimi i Kushtetutës është normalizimi i jetës parlamentare. Nuk ka nevojë për asnjë negociatë.”

Shprehet kundër protestave për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë, por kur pyetet nëse Partia Demokratike do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese ish-kryeministri deklaron se do të respektojë vendimin e grupit parlamentar.

“Do mbështes vendimin e grupit pa asnjë lloj ekuivoku.”

Edhe këtë të mërkurë vijoi me gjyqin publik ndaj kryeministrit duke publikuar dokumente që tha se provojnë me firmën e Ramës, asokohe në krye të Bashkisë së Tiranës tjetërsimin e terreneve të klubit sportiv Partizani dhe kalimin në zonë urbane.

“Kjo është leja e sheshit të ndërtimit dhe këtu është firma, në dhunim flagrant të ligjit, e Edi Ramës. Ky është plani i rregullimit të territorit për Tiranën, i hartuar direkt nga Edi Rama me kompaninë zvicerane UrboPlan, ka firmosur në shkelje flagrante dhe të dënueshme të ligjit të urbanistikës, kalimin nga zonë sportive në zonë urbane dhe ka firmosur lejen e tij, të asaj pjese territori.”

Berisha vijoi sërish më akuzat në adresë të SPAK-ut duke paralajmëruar ditët në vijim prova të reja që sipas tij faktojnë se ky organ i drejtësisë është vënë në shërbim të Kryeministrit Rama.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article