Berisha: Nuk po i fshihem drejtësisë, Rama të ndryshojë Kushtetutën

11 months ago 15
15:35 26/10/2023

“Betejë pa kthim në Parlament dhe sheshe me qytetarët”

Edi Ramën e garantoi se nuk i fshihet aspak organeve të drejtësisë, teksa e sfidoi për të disatën herë që të kufizojnë me ndryshim kushtetues lirinë e deputetit.

“Unë po mbroj Kushtetutën. Unë kam shkuar në prokurori sa herë më kanë thirrur dhe do të shkoj sa herë të më thërrasin. Fshihem unë apo Edi Rama? Hajde të heqim nenin dhe të shohim se kush fshihet. Unë nuk fshihem. Unë votoj. Tani i them, bëhu burrë, në ta mban hajde ta votojmë”, tha Berisha.

Mohon të ketë kërcënuar gjyqtaren e çështjes Irena Gjoka, teksa vijoi akuzat në drejtim të saj se me urdhër të Kryeministrit caktoi si avokat të tij avokat Artan Simonin.

“Absolutisht asnjë kërcënim, por ajo me urdhër të Edi Ramës po kërkon të krijojë një precedent të tmerrshëm që s’ka ndodhur kurrë, të shkruajë Kushtetutën në tavolinën e saj. A e patë kë zgjodhi ajo? Ajo ishte fenomenale sikur ta porosisja unë. Ajo e përzgjodhi, Edi Rama ia çoi”, u shpreh ai.

Pavarësisht procesit që ka nisur në dyert e drejtësisë, Kryeministrin e paralajmëroi se nuk do të ndalet nga beteja që ka nisur në kuvend me deputetët.

“Protesta ka filluar në parlament dhe do të jetë shumë serioze. Të garantojmë se me asnjë masë, me asgjë mbi tokë, vrullin e kësaj beteje pa kthim nuk do të mund ta ndalojë”.

Por misionin për rikthimin e opozitarizmit dhe demokracisë në vend tha se do ta vijojë edhe me qytetarët.

“Çdo mjet i mosbindjes civile do të jetë në fushë. Kjo është viza pa kthim”, tha Berisha.

Teksa e cilësoi procesin politik të shekullit Berisha ritheksoi se në dosjen voluminoze prej 200 faqesh ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit nuk ka asnjë akuzë që të provojë shkeljet ligjore të pretenduara.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article