Berisha nuk shkon në gjykatë: Nuk shkel Kushtetutën

11 months ago 21
13:29 24/10/2023

“Jam i gatshëm të ndryshojmë ligjin, deputeti të mos ketë mbrojtje”

Sali Berisha nuk shkoi në Gjykata e Posaçme, e cila kishte vendosur marrjen në pyetje në orën 14:00. Për mediat nga shkallët e selisë së PD, ai deklaroi se është i gatshëm të paraqitet në gjykatë në çdo kohë, por jo të shkelë Kushtetutën.

“Në çdo kohë, unë jam i gatshëm të paraqitem, siç jam paraqitur kur më kanë thirrur, për t’u pyetur dhe për çdo gjë. E vetmja gjë, që nuk mund të pranoj kurrë, të shkel Kushtetutën e vendit. jo ta menderosim Kushtetutën. Për atë nuk jam dakord”.

Thekson se është i gatshëm për të ndryshuar Kushtetutën që deputeti të mos ketë mbrojte.

“Jam gati ta votoj nesër. Nuk duhet të ekzistojë, duhet të jenë të gjithë të barabartë. Hajde atëherë të ndryshojmë Kushtetutën”.

Berisha përsëriti qëndrimin se akuza ndaj tij do të bjerë shumë shpejt.

“Piramida e trillimit, e mashtrimit dhe e falsifikimit do të shembet. Dhe ju garantoj ju siç ka ndodhur, e bazuar gjithçka në falsifikim, fshehje dokumentesh dhe mashtrime”.

Ish-kryeministri e cilëson antikushtetues vendimin e dhënë nga gjykata. Ai citon pikën 2 të nenit 73, ku specifikohet se deputeti nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria e çfarëdo lloj forme, pa autorizimin e Kuvendit.

SPAK e akuzon Berishën për korrupsion dhe i ka ndaluar të dalë jashtë shteti. Sipas prokurorisë, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka kryer veprime aktive me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, të klubit Partizani.

Në dosjen e SPAK thuhet se Berisha ka vendosur strukturat e ndryshme të administratës në dispozicion të Malltezit për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article