Berisha: Opozita po lufton me një pushtim të brendshëm

9 months ago 11
19:40 17/01/2024

“Skënderbeu është dhe mbetet frymëzim për ne”

Lideri demokrat Sali Berisha vijoj edhe sot akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama se me keqqeverisjen e tij i ka kthyer shqiptarët në njerëzit më të varfër dhe keqpaguar në rajon.

Teksa përshëndeti qytetarët që edhe këtë të mërkurë protestuan poshtë shtëpisë së tij, ai tha se opozita po lufton kundër një regjimi.

Ish-kryeministri nuk nguroi ta krahasojë betejën e tyre me atë të heroit kombëtar Skënderbeut.

“Për ne, ai është dhe mbetet frymëzuesi i çdo shqiptari, që beson të vërtetën, që është i vendosur të sakrifikojë për të. Ju jeni të pathyeshëm sepse po mbroni të vërtetat e mëdha të kombit. Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët”, tha Berisha.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article