Berisha paralajmëron padi ndaj deputetit gjerman: Përdori lidhjet me Bashën për të mashtruar shqiptarët

11 months ago 32
15:45 28/10/2023

Vetëm pak minuta pasi deputeti gjerman, Gynter Krishbaum tha se ndaj Sali Berishës rëndojnë akuza të rënda dhe se imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese, ka ardhur dhe reagimi i ish-Kryeministrit. Përmes një konference online, Berisha paralajmëroi padi ndaj tij duke e akuzuar si gënjeshtar dhe i blerë.

“E garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. Në një mashtrim publik para shqiptarëve, ka mbrojtur veprimin pa autorizimin e Parlamentit, të SKAP-it të partisë dhe gjykatëses së saj. Ky është një akt i padenjë, ky është mashtrim i një njeriu i paguar apo i papaguar, por që turpëron veten në radhë të parë.“

Për pretendimet e ngritura nga Krishbaum para gazetarëve, Berisha solli si referencë një nen të ligjit gjerman që tha se përcakton mënyrën e kufizimit të lirisë së deputetit.

“Kur ligji bazë i Gjermanisë, ka një nen i cili quhet neni 46, i cili shkruan se asnjë njeri, as arrestim dhe as kufizim lirie nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa autorizimin e parlamentit. I them Gunther Krichbaum, merr po deshe, meqenëse në aparancë paraqitesh si luftëtar i antikorrupsionit, provoje iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012. Vjen dhe flet për ligjet naziste, duke aluduar, je një gënjeshtar, je një gënjeshtar. Për lidhjet tuaja me Lul Bashën ‘smund të mashtrosh e dizinformosh një popull të tërë.”

Duke e cilësuar politik procesin e nisur nga SPAK-u ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit, Berisha vijoi sërish me akuza ndaj kryeministrit dhe SPAK-ut, teksa paralajmëroi betejë pa kthim në parlament dhe sheshe me qytetarët.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article