Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në inceneratorin e Tiranës.
“Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në inceneratorin e Tiranës. Ata ose kanë marr reston ose kanë marr urdhëra për të fshehur të vërtetën. Cilido që të jetë çmimi ne do të bëjmë çdo gjë. Këto nuk mjaftojnë dhe zgjidhja nga vrasësit e ligjit nuk vjen kurrë. Para këtij institucioni që funksionon si dikur hetuesit e shtetit, që ka në gjirin e vet ish-xhelat, që shuajnë çdo ligj për të mbrojtur ata që ju plaçkisin juve. Duhet të zgjohemi”- tha Berisha.
Ish-kryeministri bëri thirrje për një protest para SPAK-ut, duke theksuar se institucioni funksionon si në diktaturë.
“Zgjidhja vjen nga një protestë para institucionit që funksionon si në diktaturë. Unë do e drejtoj drejt fitores këtë opozitë”- tha Berisha.
Top Channel