Berisha për avokatin Simoni i cili u hoq nga procesi gjyqësor: Fytyra e vërtetë e Ramës

11 months ago 27
12:18 26/10/2023

Avokati i cili fillimisht u caktua nga shteti për të mbrojtur ish-kryeministrin Sali Berisha në procesin gjyqësor, Artan Simoni, u hoq më pas nga lista për shkak të qëndrimeve të tij ndaj kryedemokratit.


Ky i fundit, në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se Simoni ishte “ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Ramës”. Berisha shtoi se ende nuk ka marrë asnjë njoftim për dy avokatet e reja.

“E patë ju kush ishte? Fytyra e vërtetë e tyre. Nuk kam asnjë njoftim për avokatët e rinj. Por ai që ishte, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës”, deklaroi ish-kryeministri.

Një ditë më parë avokatët e Sali Berishës braktisën sallën pas disa orë seance, në shenjë proteste për rrëzimin e kërkesës së tyre nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ata kërkuan interpretimin e masës së Berishës nga Gjykata Kushtetuese, kërkesë e cila u rrëzua. Gjykata e Posaçme njoftoi se kishte zgjedhur avokatin Artan Simoni si mbrojtës kryesisht në mënyrë që të vijonte seanca. Pas rreth 1 orë seancë, togat e zeza me kërkesë të Prokurorisë vendosën të shtyjnë për sot seancën me të tjetë avokatë mbrojtës, nga lista e avokatëve kryesisht./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article