Berisha: Për demokratët armiku më i egër, Rama

10 months ago 22
19:54 25/11/2023

Turi i Sali Berishës me bazën e demokratëve u ndal në Lezhë pasditen e së shtunës.

Përpara mbështetësve dhe simpatizantëve, lideri i demokratëve tha se ky takim vjen në një moment kritik të ekzistencës së opozitës shqiptare.

“Vij sot në këtë takim në një moment kritik të ekzistencës të demokracisë shqiptare, në një moment kritik të ekzistencës së opozitës shqiptare, por në një moment vendimtar të misionit të saj, të shpëtimit të demokracisë shqiptare dhe të Shqipërisë”.

Më tej Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama për vjedhje votash, pasi është betuar se nuk do ta dorëzojë pushtetin me rotacion.

“Do t’u thotë se nuk jeni demokratë, por ju jeni Lulzim. Se unë Bravën e kam në xhep. Demokrate e demokratë, në tërë historinë që nga dita e themelimit gjer sot, ne nuk kemi përballë një armik më të egër, më çnjerëzor se Edi Ramën. Është në detyrën tonë, në detyrimin tonë t’i themi armikut, armik dhe t’i qëndrojmë armikut si armik”.

Per mos lejimin e komisioneve hetimore nga Parlamenti, Berisha bëri përgjegjës direkt rivalin e tij politik.

“Këtë të drejtë, Edi Rama për dy vite me radhë, e shtyp 8 herë. Po pse? Pa diskutim ai duhet të hetohet. Po pse nuk e lejon ai? Sepse vetë dhe soji i tij vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Sepse ai që firmos fap e fap, firmos për xhepin e tij dhe soj sorollopin e tij. Po një kryeministër nuk firmos kurrë fap e fap. Një kryeministër matet 7 herë para se të firmoset 1 herë. Atë matje e ka për ju, se çdo firmë e tij u kushton ju”.

Ish-Kryeministri akuzoi qeverinë edhe për çështjen e inceneratorëve, ku sipas tij, janë shpenzuar 200 milionë Euro dhe asnjë prej tyre nuk funksionon në Shqipëri.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article