Berisha për Ilir Beqajn: Përgjegjës kryesor i sterilizimit është Rama

11 months ago 27
19:48 18/11/2023

Ksh-kryeministri thirrje qytetarëve për protesta

Lideri i PD, Sali Berisha në takimin me demokratët e Lushnjes  komentoi vendimin e Gjykatës dhe të SPAK për hetimin e Ilir Beqajt për sterilizimin, duke deklaruar se ai është vetëm shërbëtor, pasi përgjegjës kryesor sipas tij është Rama.

“Sot drejtësia është vendosur në kontrollin të plotë dhe total të një njeriu. Ju dëgjuat sot, se kërkoi vendosjen e masës së sigurisë nga Beqjes. Po çfarë është Beqja thoni ju? Beqja është thjeshtë një vegël e Edi Ramës”, tha Berisha.

Duke bërë thirrje qytetarëve të marshojnë drejt Tiranës për të protestuar ai garantoi se opozita nuk lufton për pazare.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article