Berisha: Po shkojmë drejt bashkimit me një proces serioz

1 year ago 58
Reklamë
13:08 15/09/2023

Sali Berisha zhvilloi këtë të premte konferencën e përjavshme për shtyp.

Ai iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve, ku ndër to ishte edhe ajo për unifikimin e deputetëve të PD-së, pas disa mbledhjeve të zhvilluara së bashku.



Së pari, Berisha sqaroi se sekretari i Përgjithshëm i PD-së është Flamur Noka, ndërsa Gazment Bardhi është kryetar i grupit parlamentar.

Sipas Berishës, deputetët po shkojnë drejt bashkimin nëpërmjet një procesi serioz dhe që është mirëpritur mes demokratëve.

“Sekretari i Përgjithshëm i PD është zoti Flamur Noka. Zoti Gazment Bardhi është kryetar i grupit parlamentar dhe po shkojmë drejt bashkimit. Po ecim, siç keni vënë re ju, një proces serioz dhe një proces që ka një mirëpritje të gjerë nga demokratët”, tha Berisha./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article