“Berisha premtoi që nuk ka polici ta ndalojë”, Hila: Bullizon gjykatësit e prokurorët nga mëngjesi në darkë

9 months ago 34

Analisti Dritan Hila, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestin shtëpiak të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sa i përket kërkesës për vendosjen e policisë pranë banesës së Berishës gjatë arrestit shtëpiak, Hila u shpreh se kjo masë mund të jetë kërkuar për shkak të paralajmërimit të ish-kryeministrit se “nuk ka polici ta ndalojë”.

Ai shtoi se Berisha ka bulliuzar “nga mëngjesi në darkë” prokurorët dhe gjykatësit duke i përmendur familjen dhe biografinë.

“Berisha premtoi që nuk ka polici që e ndalon. Po e citoj fjalë për fjalë. Ndoshta SPAK e gjykoi të arsyeshme vendosjen e policisë pranë banesës së tij pas kësaj. Berisha ditë më ditë bullizon prokurorët e gjykatësit nga mëngjesi në darkë. I qepet dhe i shan nga familja, biografia e të gjitha”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article