Berisha pret raporterët e Këshillit të Europës: Shqipëria rasti klasik ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim

1 year ago 15

Balkanweb app Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim një delegacion të raporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përbërë nga Asim Mollazada, Jonut Stroe, Bas Klein dhe Giulia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri.

Berisha duke i falënderuar për misionin faktmbledhës, tha se Shqipëria gjendet në mesin e një krize që ka të bëjë me “marrëdhënien speciale” mes krimit dhe votës nën qeverisjen e Edi Ramës, ku metastazat e krimit kane pushtuar çdo nivel te pushtetit. Duke i informuar raporterët për zgjedhjet e fundit, Berisha tha se zgjidhja e kësaj marrëdhënieje krim-zgjedhje është një nga pikat ku KiE duhet të japë kontribut. Një pistë e dytë ku Berisha kërkoi ndihmën e KiE është edhe sistemi i drejtësisë, i cili sipas tij është i paralizuar. “Ata që e ngritën këtë sistem nuk ndërhyjnë dot më për ta riparuar sepse janë ‘aksionerë në dështim’”, theksoi Berisha. Berisha i kërkoi dërgatës së KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje të Komisionit të Venecias për një rishikim të reformës së drejtësi në Shqipëri. “Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar”, shtoi ai.

Në zgjedhjet e 14 majit theksoi Berisha, administrata u kthye në ‘polici politike elektorale’ dhe qeveria krijoi 1.3 milionë votues nomadë duke u ndërruar në momentin e fundit qendrën e votimit. Berisha kujtoi se qeveria bëri përpjekje për të shkatërruar opozitën dhe emëruar një opozitë sipas orekseve të saj. Thelbi i demokracisë, shtoi ai është mundësia që u jep qytetarëve që çdo katër vjet të mund të ndërrojnë qeverinë. Ky shans u është hequr shqiptarëve sepse qeveria e mban pushtetin me ndihmën e krimit të organizuar. Tentakulat e kësaj lidhjeje, shtoi ai u panë në miliona faqet e mesazheve të dekrpituara të platformave Encrochat dhe Sky. “Shqipja ishte gjuha e dytë në Europë në databazën e madhe kriminale që zbuluan policitë e vendeve partnere”, -tha Berisha.

Ndërkohë, me bashkëraporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë u takuan edhe deputeti i PD-së, Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku. Në raportin e vitit të kaluar u theksua se konflikti në PD po dëmton interesin e vendit, për shkak se opozita ishte jo funksionale dhe nuk po luante rolin e saj të padiskutueshëm në një demokraci. Në mesazhin e shpërndarë për takimin, Bardhi thekson se ka ndarë shqetësimin për nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimin e mekanizmave parlamentar për llogaridhënien nga Qeveria, dhe iniciativën e ndërmarrë për të bërë funksionale opozitën në Parlament.

“Mirëpritëm sot raporterët për Shqipërinë në Këshillin e Europës, z. Asim Mollazada dhe z. Jonut Stroe me të cilët ndave shqetësimin mbi nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si dhe forcimin e mekanizmave parlamentar për llogaridhënien nga Qeveria.

I falenderuam për qëndrimin e tyre në raportin pararendës ku theksohej se të gjitha demokracitë kanë nevojë për një opozitë që funksionon mirë dhe që siguron sistemin e duhur të kontrolleve dhe balancave të pushtetit. Në përgjigje të thirrjes së tyre në raportin e Tetorit 2022 që Partia Demokratike të kapërcejë mosmarrëveshjet e brendshme dhe të luajë rolin e saj të rëndësishëm në qeverisjen e vendit, ku të përfshihen të gjitha palët, i informova për përpjekjet për të bërë opozitën funksionale në Parlament dhe për të kapërcyer konfliktin e brendshëm partiak, përmes ndërtimit të një axhende të përbashkët opozitare.” -shkruan Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article