Emri+Foto/ U kap në fermën e kanabisit, shqiptari dënohet me 9 muaj burg

2 hours ago 22

Një shqiptar, i identifikuar si Agron Kraja, u kap teksa kujdesej për një fermë kanabisi, e shtrirë në dy prona fqinje. Ai u burgos për nëntë muaj, por u lirua, pasi kishte qëndruar në paraburgim rreth 7 muaj.

Policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në shtëpitë ngjitur në rrugën Whitehall dhe Prince Consort Road, në Gateshead, pasditen e 23 shkurtit të këtij viti dhe gjeti sasi të mëdha droge në të dy pronat, të cilat kishin akses me njëra-tjetrën nga brenda.

Gjykata e Newcastle Crown dëgjoi se dhjetë dhoma ishin shndërruar në zona për kultivimin e kanabisit dhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar.

0 Agron Kraja0 Agron Kraja

Agron Kraja u gjet në shtëpinë në Whitehall Road dhe kishte një çelës të derës së përparme dhe një video të fermës së kanabisit në një nga telefonat që iu gjet.

Një total prej 415 bimësh u zbuluan, me një rendiment të mundshëm prej 34 kilogramësh, që do të kishte vlerë midis 102,000 dhe 170,000 £, tha gjykata.

Pronari tha se për aq sa ai ishte në dijeni pronat ishin bosh për katër vjet.

Kraja, 47 vjeç, i njohur edhe si Kraza, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit me arsyetimin se kishte qenë atje vetëm për disa ditë dhe po vepronte si kopshtar, me përfitimin e vetëm që i lejohej të jetonte atje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article