Berisha pret studentët hungarezë: Me Ramën kryeministër, Shqipëria hapa pas

11 months ago 12
15:39 21/10/2023

Shqetësimin e tij se me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria po bën hapa pas, Sali Berisha e ndau edhe me studentë të universitetit hungarez privat “Mathias Corvinus Collegium.

“Mjerisht, falë kryeargatit të Beogradit, Edi Ramës, sot Shqipëria po bën vetëm hapa pas duke ofruar pagat më të ulëta në rajon, me nivelin e shpopullimit më të lartë dhe me liritë politikë më të rrezikuara se kurrë.”

Ish-Kryeministri foli edhe për miqësinë e përbashkët mes dy vendeve, si dhe dramën që shkaktoi komunizmi në Shqipëri dhe Hungari.

“Unë mendoj se Hungaria pavarësisht nga ajo që ka përjetuar nuk kishte kurrë një diktaturë si e jona, kurrë. Vendi juaj i ndryshoi të gjitha këto, ne mbetëm.”

Duke u ndalur gjerësisht tek zhvillimet politike në kohën e diktaturës Hoxhiste, Berisha nënvizoi rëndësinë e pluralizmit, konkurrencës së lirë, kufizimit të rrolit të shtetit dhe lirisë së fjalës e medias në çdo vend.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article