Berisha publikon shkresën: Gjyqtarja Irena Gjoka u shkarkua në 1996 për korrupsion

11 months ago 25
16:05 18/11/2023

Jo pak herë gjyqtaren Irena Gjoka që ka në dorë dosjen e hetimit ndaj tij e ka ftuar të deklarojë nëse është e shkarkuar prej tij në vitin 1996 për korrupsion.

Gjatë një komunikimi online me qytetarët, Sali Berisha e sfidoi këtë të fundit duke publikuar një dokument të Ministrisë së Drejtësisë që tha se i është dhënë avokatëve të tij, në të cilën provohet se ndaj gjyqtares ka masë disiplinore.

“Është përgjigjja e Ministrisë së Drejtësisë që pranon se ‘gjykatësja Irena Maneku, ka masë disiplinore, por nuk e dimë nëse është Gjoka apo një tjetër’, në një kohë që kjo është gjykatësja që fshihet pas krimit, sepse kur ka shkuar dosja, një piramidë mashtrimi, ka deklaruar se nuk kam asnjë konflikt interesi me dosjen për hetim. Të tjera fakte do dalin, kur ajo fsheh se është i njëjti person që është shkarkuar nga Berisha për korrupsion”, tha Berisha.

E hëna dhe e marta do jenë sfida e radhës për opozitën në Kuvend, teksa pritet seancë maratonë për projektbuxhetin e vitit 2024, por Sali Berisha paralajmëroi se nuk do ketë normalitet të jetës parlamentare pa respektimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve demokratë.

“43 deputetët të opozitës janë angazhuar në një betejë pa kthim në parlament, sepse Rama ka urdhëruar konfiskimin e të drejtave të tyre themelore politike”.

Krahas vendimeve ekstreme për ngujim në grevë, Berisha flet edhe për protesta popullore, ndonëse nuk cakton një datë për fillimin e tyre.

“Uragan që s’ka diktaturë që e ndalon. Ka përballje dhëmb për dhëmb”.

Përtej politikës një urim nuk lë pa ndarë me djemtë e ekipit të kombëtares dhe veçanërisht trajnerin Sylvinho, të cilët bënë realitete ëndërr europiane të Shqipërisë në futboll.

“Kam admirimin e madh për këtë ekip, në tërësi për liderin e ekipit, që ka ndryshuar për kaq shumë ekipin dhe të gjithë futbollin shqiptar”.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article