Berisha: Që kur refuzova bashkëqeverisjen me Ramën u shpalla ‘non grata’ dhe sot kam një dhëndër të burgosur politik

10 months ago 34
12:34 02/12/2023

Partia Demokratike mblodhi këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar. Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se selia blu ia theu ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudo-opozitën Edi Ramës.

Ish-kryeministri theksoi se që prej momentin që refuzoi bashkëqeverisjen me Ramën e propozuar nga këshilltarët kryesorë të Lulzim Bashës ai u përcaktua “non grata” dhe sot ka një dhëndër në burg.


“Kësaj here në përpjekje për të krijuar aty opozitën e kontrolluar prej tij, opozitën fasadë, ai mori peng kryetarin e opozitës, synoi krijimin e pseudo-opozitës, një opozitë karikaturë dhe kishte planifikuar që me këtë opozitë të qeverisnin në kurriz të shqiptarëve dhe sidomos popullit opoozitar, de facto ti bënin së bashku gjëmën Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare. Por edhe këtu Edi Rama dështoi, së bashku ia thyem ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudoopozitë. A kishim kosto ne për këtë? Sigurisht që po. Nga dita kur unë refuzova bashkëqeverisjen me Ramën që mu propozuan nga kryekëshilltarët e ‘Lulzim Bravës’, unë u desinjova ‘non grata’ dhe sot kam një dhëndër të burgosur politik”, u shpreh Berisha.

Sipas tij me këto veprime, Rama tregoi se kush është në të vërtetë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article