Berisha: Rama, armiku i negociatave. Do kërkojmë heqjen e mandatit të tij si deputet

10 months ago 15
15:40 14/12/2023

Pak metra larg selisë së qeverisë teksa Edi Rama, i kthyer nga samiti i BE-së në Bruksel fliste për vlerësim pozitiv lidhur me progresin e Shqipërisë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, Sali Berisha e akuzoi si të vetmin shkaktar për mos hapjen e kapitullit të parë.

“Edi Rama mund të akuzojë Greqinë duke mashtruar shqiptarët se shkaku kryesor është mungesa e dialogut. Dhunimi nga Edi Rama parimet ndërkombëtare të drejtësisë.”

Qeveria ka menduar të shpërblejë për fundvit me një pagë plus administratën që punoi në grupin negociator për integrimin, por Berisha i kujtoi Ramës, hapjen e shampanjës 5 vjet më parë.

“Këto janë komedia e tij, bën kllounin njësoj siç bëri për hapjen e negociatave 5 vjet më parë.”

Për të gjitha akuzat e ngritur ndaj kryeministrit që sipas Berishës faktohen dhe në deklaratën e liderëve të BE-së së mbledhur në Bruksel, demokratët do të kërkojnë dorëzimin e mandatit të kryeministrit.

“Për aferat super skandaloze, vjedhjet e mëdha me djegësin e shekullit, me Portin e Durrësit, me sterilizimet, por edhe dhunimin e Kushtetutës nga anëtarë të familjes Rama për çka, Partia Demokratike do të paraqesë kërkesën për dorëzimin e mandatit nga ky hajdut që nuk njeh ligj, moral dhe as kushtetutë.”

Të njëjtin qëndrim, Berisha e ndau edhe me anëtarët e Kryesisë, të cilëve krahas përgatitjeve për mosbindjen civile, u tha se mesazhi i opozitës është dëgjuar edhe nga Brukseli.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article