Berisha: Rama, gati riformatime në qeveri

11 months ago 12
15:42 14/11/2023

Opozita paralajmëron protestë në Kuvend në 21-22 Nëntor

Dy muaj pas rrokadës së ministrave në qeveri, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi të tjera ndryshime në kabinetin ekzekutiv të Edi Ramës.

“Po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë, të cilat synojnë asgjë tjetër, veçse konsolidimin e krimit në këtë qeveri”.

Deklaratën Berisha e bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar ku sërish kundërshtarin e tij politik e paralajmëroi se asgjë se ndal opozitën nga vijimi i betejës në Kuvend.

“Pluralizëm politik në parlament nuk ka”.

Sfida e radhës pas kalimit online të komisioneve për demokratët mbetet seanca maratonë për projektbuxhetin që do të mbahet në 21 dhe 22 Nëntor.

Për të treguar anomalitetin ku mazhoranca ka përfshirë Kuvendin do të jetë seanca dy ditore për shqyrtimin e buxhetit të oligarkisë”, tha Gazment Bardhi.

Edi Ramën e akuzojnë për minim të demokracisë, ndërsa Lulzim Bashën si peng të kryeministrit, teksa të dy folën për vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës e cila të hënën rrëzoi kërkesën e grupimit të këtij të fundit për të regjistruar statutin e Kuvendit të 2 Shtatorit, duke e pezulluar procesin.

“Humbi edhe aty, nuk është misioni im të kërkoj të humburit”, u shpreh Bardhi.

“Kur fillon piqet misri ose gruri, vërshojnë zogj dhe sorra  për t’u ushqyer atëherë fermerët bëjnë një dordolec dhe e vënë aty që shpendët mendojnë se është njeri. E mban Edi Rama si shpif arash”, tha Berisha.

Nuk e cilësojnë aspak kosto për Partinë Demokratike rastin Beleri, teka e cilësojnë arrestimin e kryebashkiakut të Himarës politik.

“Nuk duhet të cenojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Bardhi.

Ka qenë një arrestim fund e krye politik”, u shpreh Berisha.

Në mbledhjen e grupit deputetët kanë rënë dakort që në rast mosreflektimi nga ana e maxhorancës aksioni i opozitës do përshkallëzojë deri në ngujim me grevë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article