Berisha: Rama ka një “SKAP” që punon ditë e natë në misionin kundër opozitës

11 months ago 33
19:07 27/10/2023

Kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është shprehur se ky takim është mbledhur në një moment kritik për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Berisha thotë se kryeministri i vendit, Edi Rama e ka shpallur opozitën armike teksa thotë se sipas tij, Rama kontrollon të gjitha pushtetet.

Berisha pretendon se Kryeministri Rama ka në dorë drejtësinë teksa thotë se të gjitha institucionet e saj punojnë ditë e natë në misionin kundër opozitës.

Sali Berisha: Jemi në momentet e fillimit të betejës tonë pa kthim dhe vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë, pluralizimit dhe ekzistencës së një shoqërie të lirë. Shqiptarët pa opozitë përjetuan një diktaturë të tretë. Më mirë se ne, askush nuk duhet ta dijë se çfarë do të thotë një komb pa opozitë, jeton në natën e tij më të zezë. Shqipëria nuk është ajo e diktaturës komuniste, sot Shqipëria është përsëri në një diktaturë të vërtetë pasi sot në Shqipëri, 1 njeri i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet.

Rama e ka shpallur opozitën armike, për ta zhdukur me plumba të tjerë asgjësues, në mënyrë që të vendoset në kontrollin e tij të plotë. Diktatura e Edi Ramës kontrollon votën në shkallën më të madhe që duhet atij, me makinerinë gjigante të frikë së qytetarëve.

Edi Rama nuk ka Sigurimin e Shtetit, por ka një SKAP, ka “Policinë Sekrete”, Policinë e Shtetit, të gjitha të orientuara drejt një armiku të brendshëm dhe kjo është opozita. Ato punojnë ditë e natë në misionin kundër opozitës. Diku Edi Ramës i ka mbetur sharra në gozhdë. Ky përsëri megjithë përpjekjet më të mëdha që ka bërë, nuk ia ka dalë që të rrëzojë opozitën./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article