Berisha: Rama nuk i fiton kurrë zgjedhjet me opozitë të vërtetë, ai do të përballet me ne

10 months ago 30
18:00 23/11/2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me anëtarët dhe simpatizanët në qytetin e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati është shprehur se nuk i mungon dëshira që të japë deklarimet e tij para hetuesve në lidhje me çështjen e privatizmit të ish-kompleksit “Partizani”, por ka shtuar se nuk e pranon pasi sipas tij “3 mercenarë të urdhëruar nga kryeministri Rama i marrin Parlamentit pushtetin”.

”Sali Berisha shkon dhe do të shkojë sa herë që thirret në çdo hetuesi në botë. Nuk është se nuk kam dëshirë që të shkoj se do të dal të ju bëj gjyqin nga dera e gjykatës nga prokuroria. Por pse nuk e pranoj? Sepse 3 mercenarë të urdhëruar nga Rama i marrin Parlamentit pushtetin sepse nuk e pengon hetimi dhe as vendimi i gjykatës. Para se gjykata të gjykojë, duhet të marrë miratimin e Parlamentit. Pushtet me mercenarë nga Parlamenti nuk mund të marrësh kurrë. Ju sqarova për të parë se cili është pozicioni i tij ekstrem sot”, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha.

Berisha ka deklaruar se sipas tij, kryeministri Rama e di që nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet përveç se në vitin 2013 teksa ka shtuar se me një opozitë të vërtetë nuk i fiton asnjëherë.

“Opozita në një betejë pa kthim do ta përmbysë atë. Ai e di mirë se nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet përveç 2013. Ai me një opozitë të vërtetë nuk i fiton kurrë zgjedhjet ndaj dhe ka hedhur çdo maskë dhe është vërsulur si diktator për shkatërrimin e pluralizmit. E keqja e të gjithë të këqijave është Rama. Deri në përmbysjen e tij, ai do të përballet me ne dhe ne do të votojmë të lirë. Beteja jonë është për lirinë e dinjitetin e shqiptarëve e shpresën e tyre. Të gjithë në betejë. Sot është koha që secili prej nesh të pyesë veten se çfarë do të bëjë kundër kësaj të keqeje kaq të madhe. Duhet të zvarrisim pushtetin e Edi Ramës që të shpëtojë Shqipëria. Do ta rrëzojmë”, deklaroi Berisha.


Të ngjashme

Read Entire Article