Berisha: Rama po bashkëpunon me Bashën

8 months ago 20
19:31 19/01/2024

“Kërkon të marrë mandatin e katërt me pseudoreformë”

Në protestën e 18 radhazi, Sali Berisha u tha mbështetësve të tij se zhvillimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore treguan edhe një herë mazhoranca me Lulzim Bashën po bëjnë gjithçka për të bërë pseudoreformën, me të cilën sipas tij, Edi Rama ëndërron të marrë mandatin e katërt në Shqipëri.

“Nuk ka figurë më të shëmtuar, më qesharake, por njëkohësisht edhe tragjike kur sheh se si, Edi Rama emëron opozitën e tij dhe cakton në krye të komisionit një Gjiknur bis, me mbiemër Alibasha, për ta servirur këtë si një reformë”, tha Berisha.

Ndaj, sipas tij, kjo është një thirrje për çdo shqiptar që beson tek vota e lirë, që beson se duhet të votojë i lirë, të ngrihet dhe të bashkohet me opozitën në këtë betejë pa kthim.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article