Berisha reagon për protestat e opozitës në Beograd: Po i bëjnë shërbim vendit të tyre! Rama bën më pak zgjedhje të lira se Vuçiç

9 months ago 38

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga ndjekës të tij në rrjetet sociale për protestat e dhunshme në Beograd, ndërsa opozita atje akuzon Presidentin Vuçiç për manipulim të zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale.

“Dua të përshëndes opozitën serbe, e cila me zërin e saj po i tregon mopokratit, diktatorit të bazuar në banda, Vuçiç padronit të Edi Ramës. Ajo është një shkallë përgjegjësie ndaj vendit të tyre. Dua të garantoj çdo shqiptar se Aleksandër Vuçiç nuk bën zgjedhje të lira, por Edi Rama bën shumë më pak zgjedhje të lira. Ata përdorin banditët, mediat dhe rrugë të paligjshme për të kontrolluar votat. Secili nga ne duhet të shtrojë një pyetje?

A ka zgjedhje me Edi Ramën. Nëse ne mendojmë se ka zgjedhje me Edi Ramën vetëm se bëhemi bashkautor në një farsë elektorale. Ata që besojnë se zgjedhjet me Edi Ramën mund të fitohen, ata bien në një utopi dhe i bëjnë një shërbim të madh Edi Ramës. Ata që mund të mendojnë se komunitetin ndërkombëtar mund të detyrojë Edi Ramën, e keni gabim. Qytetarët shqiptarë mund ta largojnë Edi Ramën.

Ne jemi forca politike që nuk pranojmë që Shqipëria të mos ketë zgjedhje. Opozita e Beogradit u fut në Parlament sepse mopokrati i Serbisë u grabiti votën. Opozita shqiptare duhet të largojë me të gjitha mjetet armikun më të egër të tyre. Unë besoj se kjo është rruga që duhet të ndjekim. Sali Berisha është rikthyer, është sot në kreu të PD për asnjë interes të tij personal. Është kthyer me një qëllim që opozita të fitojë, që vota e tyre të mos dhunohet më.iqin se ka dërguar huliganët që provokuan dhunën”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article