Berisha refuzon të takojë oficerët: Nuk e shkel kushtetutën

11 months ago 38
08:21 22/10/2023

“Shkjelje kushtetuete, nuk mund t’i refuzohet liria një deputeti”

Rreth orës 23:00 të së shtunës, Drejtori i Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, i shoqëruar nga një oficer ngjitën shkallët e selisë së PD-së për t’i komunikuar masën “detyrim paraqitje” dhe bllokimin e pasaportës, Sali Berishës.

Qëndruan aty për rreth 30 minuta, por pa mundur t’ia komunikojnë vendimin e gjykatës, ish-kryeministrit.

Sali Berisha bëri të ditur për mediat se nuk pranoi t’i takonte oficerët e policisë. Ai shpjegoi se vendimi i gjykatës ndaj tij është në shkelje të kushtetutës, pasi nuk mund t’i kufizohet liria një deputeti, pa vendimin e Parlamentit.

Sali Berisha: Kushtetuta është Kushtetutë. Siç ua sqaroi Bylykbashi, ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramës i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë Kushtetutën. Ka një nen, neni 73 pika 2, që qartëson në mënyrë të kristaltë çdo veprim, pra deputetit nuk mund ti kufizohet liria në asnjë lloj forme pa vendim të parlamentit.

Pyetje: Besoni se PS nuk do e marrë ketë vendim, nëse do të hyni në këtë procedurë.

Sali Berisha: Në vitin 2012, unë kam dërguar ligjin që të mos ekzistojnë asnjë nga këto dhe kundërshtari më i egër i këtij ligji ishte Edi Rama. Por ai tani në panik të tmerrshëm, ka panik se ai e di që lëvizja dhe beteja është pa kthim, kishte dërguar, oficerë të lartë jo nga prokuroria, por drejtori i krimit ekonomik etj., që nuk mund të vinin kurrë, por të shndërruar në mercenarë mund të bëjnë çfarë u urdhërojnë. Unë nuk i takova.

Pyetje: Nuk patët asnjë takim personalisht?

Sali Berisha: Jo nuk pata asnjë takim personalisht sepse unë do të respektoj kushtetutën, e cila prevalon. Ky ishte turpi i Edi Ramës.

Pyetje: Nuk pranuat vendimin që ata kishin ardhur të sjellin?

Sali Berisha: Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po t’i takoja, do i thoja çojani Edi Ramës ta ziejë çaj. Mos i ngatërrojmë gjërat, ajo që nisi ditën e enjte është pa kthim. Edi Rama përpiqet t’i mpleksë, por me dështim. Besoj se u përgjigja.

Berisha i cilësoi ata mercenarë dhe procesin ndaj tij, sulm politik i kryeministrit.

Klan News








Read Entire Article