Berisha: Shqipëria nuk do jetë kurrë pa opozitë, ëndrra e Ramës do bëhet pluhur

9 months ago 10
19:47 11/01/2024

Simbol të shpresës dhe rezistencës kundër diktaturës e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha protestën e demokratëve kundër arrestimit të tij.

Duke përshëndetur dhjetëra demokratë që edhe këtë të enjte tubuan poshtë pallatit të tij, ai theksoi se beteja e nisur prej tyre po zgjon çdo ditë e më shumë luanin e fjetur në zemrat e demokratëve dhe opozitarëve të Shqipërisë.

“Drita që ju lëshoni, era e shpresës dhe ndryshimit, tmerron çdo ditë, struk çdo ditë Edi Ramën, aleancën e krimit dhe nxjerr para shqiptarëve të gjithë shëmtinë e tij”, tha Berisha në fjalën e tij.

Më tej ai shtoi se ëndrra e Edi Ramës për një Shqipëri pa opozitë, do bëhet pluhur.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article